Kompania britanike Tesco, është kritikuar ashpër për reklamën e fundit, ku shfaqen familjarët myslimanë teksa urojnë për Krishtlindje.
Përmes llogarive në rrjetet sociale, shumë njerëz kanë drejtuar ofendime raciste dhe kërkuan të mos blihen produktet e zinxhirit të lokaleve Tesco, transmeton Telegrafi.
Nuk ka vonuar shumë dhe zyrtarë të kompanisë kanë lëshuar një raport, për të mbrojtur projektin që e lansuan në prag të festës.
“Të gjithë janë të mirëseardhur, është moto e kësaj reklame. Pasi të gjithë kanë familjarë dhe miq që u përkasin feve tjera, vendosëm t’i bëjmë pjesë të reklamës”, është reagimi mbrojtës. /Telegrafi/
https://youtu.be/XcrKDmiLZBw