Telegrafi

Reklama kontroverse e garës së çiklizmit, shqetësoi mbrojtësit e të drejtave të njeriut (Foto)

Organizatorët e një gare çiklizmi që do të zhvillohet në fund të muajit në Belgjikë, është akuzuar për ofendim ndaj grave, për shkak të posterit të shpërndarë.

Në imazhin e shpërndarë, shfaqej figura e një bretkose të zakonshme, por nëse fokusoheni, mund të shihni dy femra të zhveshura, të cilave iu është ilustruar trupi, transmeton Telegrafi.

Mbrojtësit e të drejtave të njërit, kërkuan që reklama kontroverse të largohet menjëherë, sepse është e turpshme dhe ofenduese.

Bretkosa brenda së cilës shfaqen edhe dy femra

Kjo nuk është hera e parë, që organizatorët e aktivitetit të njëjtë sportiv, shkaktuan shqetësime për prezantim të ngjashëm.

Të pasmet e zbuluara të një femre dhe dora e çiklistit që provon t’i prekë, ishin pjesë e posterit që e reklamonte garën e çiklizmit që u zhvillua në vitin 2015.

Reklamimi i vitit 2015

Me gjithë ankesat e shumta, posteri i njëjtë po vazhdon të jetë në faqen e internetit të organizatorëve të garës. /Telegrafi/