Telegrafi

Reklama kontroverse e detergjentit për rroba, që po konsiderohet tepër raciste (Video)

Një kompani kineze për prodhimin e detergjentit për rrobe, po akuzohet për reklamën e fundit, që përfshin një dozë të madhe racizmi.

Në videon e publikuar, shihet një femër kineze, e cila ia vë një mashkulli ‘të pistë’ dhe më ngjyrë, një kapsulë të gjelbër për pastrim, transmeton Telegrafi.

Pasi e futë me dhunë në rrobalarëse, ajo ulet dhe pret derisa të përfundojë procesi.

Me të përfunduar larja, ajo e nxjerrë një mashkull aziatik ‘të pastër dhe me aromë të mirë’.

Mirëpo, kjo reklamë është cilësuar shumë raciste dhe përçarëse, meqë meshkujt me ngjyrë cilëson të ndotur, kurse aziatikët si të pastër. /Telegrafi/