Reklamat e gazetave nuk janë vendi i parë tanimë për të kërkuar diçka të re, por një reklamë e re nga Finlanda ka treguar se ky medium shumë mirë mund të tërheqë vëmendjen e lexuesve.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për gazetën e famshme finlandeze Helsingin Sanomat e cila në një mënyrë të pazakontë u kujtoi lexuesve nevojën për të mbajtur distancën e tyre gjatë pandemisë së coronavirusit.
Siç thuhet më tej, iluzioni optik i vendosur në shpallje ju lejonte të lexoni reklamën vetëm nëse jeni larg nga 1.5 deri në 2 metra.
A Finnish newspaper ran a print ad that can only be read from six feet away. https://t.co/xO4KqVJmar pic.twitter.com/WkEQCbkawP
— Nieman Lab (@NiemanLab) May 11, 2020
Kjo shpallje është punë e agjencisë krijuese TBWA Helsinki së bashku me kompaninë HOK-Elanto.
“Ne nuk donim të bënim një udhëzim tradicional për t’u treguar njerëzve se çfarë të bëjnë. Në vend të kësaj, ne donim t’u jepnim atyre një përvojë të vërtetë për të pasur mundësinë për të eksperimentuar me distancën”, kanë thënë autorët. /Telegrafi/