Site icon Telegrafi

Reklama e ekzagjeruar për Halloween (Video)

Klubi i natës ‘Fever’ në Gloucester të Anglisë, e ka realizuar një filmim të shkurtër, për të promovuar ahengun që zhvillohet për Halloween.

Por, përmbajtja e videos është konsideruar e ekzagjeruar dhe po kërkohet të hiqet, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu “Halloween politik”: Shitjet e maskave tregojnë se cili kandidat është më i pëlqyer (Foto)
“]

Në të shihet një grua që e sulmon me thikë viktimën, e cila po ashtu mban në dorë armën e mprehtë.

Megjithëse kjo natë ka të bëjë me frikën dhe lojëra të ndryshme me trembje, qytetarët po e konsiderojnë si të tepërt këtë reklamë.

Duke marrë parasysh se në këtë qytet janë mbi 100 raste të therjes me thikë, vetëm gjatë këtij viti, ky realizim është quajtur si tendencioz dhe me përmbajtje të rëndë. /Telegrafi/

https://youtu.be/VztDriZcCns

Exit mobile version