Site icon Telegrafi

Reklama e diskutueshme e Toyota Yaris

Autoritetet australiane kanë ndaluar reklamat për Yaris të ri në atë vend për shkak të një detaji të diskutueshëm.

Rregullatorët e ngarkuar me reklama në Australi e konsiderojnë reklamimin e Toyota për Yaris të ri si “shumë të rrezikshëm” dhe “inkurajon njerëzit të ngasin makinën shpejt”.

Videoja promovuese në dukje e padëmshme që promovon familjen e modelit Yaris, ka ngjallur dyshime për një detaj – lëvizjen e një GR Yaris sportiv që doli me shpejtësi papritmas nga garazhi, transmeton Telegrafi.

https://youtu.be/ic94cRTbK48

Në përgjigje të ndalimit, Toyota deklaron se do të “analizojë seriozisht” arsyet e dhëna nga rregullatorët, por që beson se reklama nuk bie në kundërshtim me rregullat e vlefshme australiane kur bëhet fjalë për sigurinë në trafik.

Në mbështetje të kësaj, ata pretendojnë se videoja nuk promovon vozitje mbi kufirin në asnjë segment.

Sidoqoftë, siç thonë ata, ata do të rishikojnë reklamën dhe do të bëjnë korrigjimet e nevojshme, para se ta lëshojnë përsëri. /Telegrafi/

Exit mobile version