Telegrafi

Reklama e birrës me burrat ‘shtatzënë’ (Foto)

Një birrari në Gjermani, ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë, për të reklamuar produktin e saj.

Meqenëse birra e frynë barkun, janë zgjedhur disa meshkuj të zakonshëm, që e kanë barkun e madh shkaku i pijes së tyre të preferuar, transmeton Telegrafi.

Në vend të modelëve të bukur dhe me trup muskulor, janë kërkuar këta burra që të mbajnë barkun me admirim, sikurse bëjnë gratë shtatzëna.

“E krijuar me dashuri” është moto e kampanjës së Bergerdorfe Beer, që i shfaqë meshkujt në këtë formë bizare dhe reale në të njëjtën kohë. /Telegrafi/