Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka, gjatë të enjtes i ka dërguar letër anëtrit të Parlamentit Evropian, Tonino Picula, përmes së cilës e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që ai i ka dhënë Kosovës në rrugën për në Evropë.
Reka përmes kësaj letre, po ashtu e ka falënderuar Piculan për mbështetjen e fundit në letrës e përbashkët që disa euro-deputetëve, drejtur Qeverisë në detyrë të Kosovës.
Një grup deputetësh dhe ish-deputetë të Parlamentit Evropian ditë më parë i janë drejtuar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti me një letër të hapur, ku kanë theksuar se po bëjnë përpjekje të vazhdueshme që Kosovës t’i sigurohet liberalizimi i vizave.
Në këtë letër, thuhet se ata janë të bindur se Kosova ka nevojë për qeveri funksionale në kohë krize, por që pas krizës zgjedhjet e reja mund të jenë rruga e duhur për të ecur përpara në përputhje me kushtetutën.
Ministri në detyrë,Reka sot ua ktheu letrën atyre, duke iu drejtuar Piculas si kryesues i Grupit Punues për Ballkanin Perëndimor, të cilit i kërkoi mbështetjen për liberalizimin e vizave, pak kohë para samitit të Zagrepit të BE për Ballkanin Përendimor, sidomos në drejtim të bindjes së ca shteteve e anëtare, për heqjen e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/