Telegrafi

Reka takoi përfaqësuesin e Turqisë në OKB: Rikonfirmohet mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Konsulli i Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka gjatë takimit që pati me përfaqësuesin e përhershëm të Turqisë në OKB, Feridun Sinirlioglu, rikonfirmoi mbështetjen që Turqia ka dhënë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Reka këtë e bëri të ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook.

“Nga takimi me ambasadorin Feridun Sinirlioglu, Përfaqësuesin e Përhershëm të Turqisë në OKB. U rikonfirmuan marrëdhëniet miqësore dhe mbështetja e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Reka në Facebook. /Telegrafi/