Site icon Telegrafi

Reka: Shqipëria nuk përzihet, por brengoset për shqiptarët

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, deklaroi se Shqipëria nuk përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë, por sipas tij, bëhet fjalë vetëm për konsultime me liderët e partive politike, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nga pikëpamja jonë padyshime se kjo nuk paraqet përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë, për shkak faktit se partitë politike shqiptare nga zgjedhjet e 11 dhjetorit e kanë këtë rezultat që tanimë dihet. Padyshim se partitë shqiptare në këtë moment kanë një vlerë në lidhje me formimin e Qeverisë. Qeveria dhe shteti shqiptarë kanë detyrë kushtetuese të brengosen për bashkëkombasit tonë, të cilët jetojnë në jashtë territorit të Shqipërisë dhe për këtë arsye ndodhën takimet me kryeministrin e Edi Rama dhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi”, deklaroi Reka, në intervistën për REL.

Ndërsa në pyejen se a mund këto takime të sjellin konflikte ndëretnike, Reka u shpreh i bindur se nuk do të ndodh një gjë e tillë, për shkak se sipas tij politikanët shqiptarë dhe maqedonas do të dijnë të menaxhojnë me këtë situatë./Telegrafi/

 

Exit mobile version