Site icon Telegrafi

Reka: Organet ligjore në Maqedoni të hetojnë pustecasit (Video)

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Fatos Reka duke folur për rastin e votuesve të Pustecit, Komunë e cila graviton në shtetin shqiptar, thotë se organeve ligj-zbatuese të Maqedonisë, shoqërisë civile dhe organeve shtetërore të Maqedonisë i takon që të ndjekin dhe vërtetojnë nëse këta qytetarë janë të fajshëm apo jo.

“Ata janë qytetarë të Republikës së Shqipërisë por nëse eventualisht ata kanë kryer ndonjë gabim do t’iu nënshtrohen procedurave ligjore që ekzistojnë këtu në Republikën e Maqedonisë. Autoritetet ligj-zbatuese dhe gjyqësorit këtu duhet ta vërtetojnë se këta qytetarë janë të fajshëm dhe të veprojnë sepse me hamendësi nuk mund të shkohet. Ne akoma jemi në pritje të një sqarimi që duhet ta bëjnë autoritetet maqedonase për shkak se në momentin që zoti Themelko para disa javësh është ndaluar në organet ligj-zbatuese vendase, ne përnjëherë reaguam si ambasadë duke i dërguar Notë Ministrisë së Punëve të Jashtme për tu interesuar për fatin e tij, për shëndetin e tij, për mënyrën se si po trajtohet”, deklaroi Fatos Reka, Ambasador i Shqipërisë në Maqedoni në emisionin 200 në Alsat-M./Telegrafi/

Exit mobile version