Site icon Telegrafi

Violetta Berisha – gruaja e parë që u zgjodh kryetare e Bashkisë Fairview, Reka: Na bëri krenarë gjithë shqiptarëve

Shefi i misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, Blerim Reka, ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Violetta Berishës, kryetares së parë shqiptaro-amerikane e Bashkisë së Fairview.

Me këtë rast, Reka ka thënë se Violetta Berisha, ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët.

Lexo po ashtu Storie suksesi në SHBA, kush janë katër shqiptarët që fituan në zgjedhjet për disa qarqe

“Mbrëmë në ceremoninë e betimit solemn të Prefektes së Fairview, Violetta Berisha, të parës shqiptaro-amerikane në krye të qytezës në historinë e saj 139 vjeçare”, ka shkruar ai në Facebook.

“Në praninë e guvernatorit të Nju Xhersit, Phil Murphy, kongresistit Bill Pascrell, e zyrtarëve të lartë të këtij shteti amerikan, Violetta na bëri krenarë gjithë shqiptarëve”, ka shtuar Reka.

Violetta Berisha nga Puka është zgjedhur kryetare e Bashkisë Fairview, pasi ka fituar në zgjedhjet e mbajtura dy muaj më parë.

Fairview është një bashki e vendosur në Bergen County, në shtetin amerikan të New Jersey. /Telegrafi/

Exit mobile version