Telegrafi

Reka: Maqedonia është pika më neuralgjike në Ballkan

Ish ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, njëherit profesori universitar, Blerim Reka, ka theksuar se shteti i Maqedonisë për momentin është pika më neuralgjike në Ballkan.

Ai ka thënë në emisionin “Info Box” të RTV Dukagjini, se varësisht nga tejkalimi i krizës politike, do të dihet epilogu i ngjarjeve jo vetëm për Maqedoninë, por për tërë rajonin, transmeton Telegrafi.

“Mendoj se problemi i Maqedonisë, sa është problem vendor, po aq është problem që mund të ketë pasoja rajonale”, ka shtuar Reka./Telegrafi/