Nëpërmjet një njoftimi përmes rrjetit social në ‘Facebook’, Blerim Reka ka folur për tërmetin në Shqipëri si dhe për festën e shqiptarëve, 28 nëntorin.
“Dje tragjedi, sot ditë zie, nesër ditë pavarësie. Ushtria e Boletinit ishte vonuar para një shekulli në Vlorë, por ushtria e Kosovës mbërriti e para, dje në Durrës”, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Kufiri i Londrës; që ndau vëllezërit dhe bashkoi armiqtë, dje u shkri. Ky kufi artificial, nuk arriti të ndajë gjakun natyral. Mbi një shekull nga ndarja, shqiptarët vazhdojnë të kufizohen me vetveten. Nesër, është dita e pavarësisë së Shqipërisë. Këndej kufirit londinez, është dita e flamurit që mbajti gjallë gjakun që nuk shprishet”, shkruan Reka.
Në fund Reka thotë se kufijtë janë vetëm në harta po jo edhe në zemër./Telegrafi/