Site icon Telegrafi

Reka: Ballkani në një situatë jashtëzakonisht delikate nëse lihet vetëm

Profesori universitar Blerim Reka, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka folur rreth situatës politike në vend dhe gjendjen në Ballkan. Sips tij, stabiliteti i Maqedonisë momentalisht varet nga dy faktorë: nga marrëdhëniet ndëretnike brenda shtetit dhe marrëdhëniet e shtetit me fqinjët.

“Çfarëdo shtyrje e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO do të ishte katastrofike për Maqedoninë dhe për rajonin, në kohën kur edhe ashtu krerët shtetërorë dhe diplomatikë rusë disa herë gjatë javëve të fundit e bënë të qartë kundërshtimin e tyre për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Me fjalë të tjera, lënia e Maqedonisë në një situatë limbo, apo në një situatë të vakuumit të sigurisë do të kishte pasoja jashtëzakonisht të rrezikshme për tërë rajonin”, ka thënë Reka.

Reka i ka cilësuar si të vështira negociatat e Maqedonisë me Greqinë për emrin. Ndërsa për Ligjin për gjuhët, Reka ka thënë se ai ishte një avancim i zgjidhjeve ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe, por nuk është zgjidhja finale e dëshiruar prej shqiptarëve

Për integrimin e Ballkanit Perëndimor në institucionet euro-atlantike, për rrezikun e ndikimit rus ndaj Ballkanit, si dhe disa nga sfidat e Maqedonisë drejt Europës, Blerim Reka, ka thënë se Ballkani është në një situatë jashtëzakonisht delikate nëse lihet vetëm dhe nëse lihet jashtë orbitës euro-atlantike.

Exit mobile version