Site icon Telegrafi

Reja: Roma është favorit

“Jam i sigurt nuk jemi favoritë ndaj Romës. Vetëm shikojeni tabelën dhe do ta vërtetoni këtë. Ranieri është konfuz dhe ndoshta ka të drejtë, por unë nuk pajtohem me të duke parë faktin se jemi 31 pikë prapa Giallorosëve”.

“Ne jemi vetëm një hap larg sigurimit të ekzistencës në Serie A për sezonin tjetër. Pas një sezoni zhgënjyes, një fitore në derbi do të përbënte kënaqësi për fansat dhe lojtarët. Ne duhet të luajmë një ndeshje të përsosur. Jemi të gatshëm mendërisht për të dhënë gjithçka nga vetja”, deklaroi Reja. /Telegrafi/

Exit mobile version