Telegrafi

Reja e çuditshme që ngjante me Trumpin (Foto)

Jack Boyle ka qenë duke shikuar nga dritarja e shtëpisë së tij që ndodhet në Ayrshire të Skocisë, kur papritmas ka parë formacionin e reve që ngjante me presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Pensionisti 79-vjeçar e ka marrë aparatin dhe ka shkrepur fotografi, ndërsa e ka ftuar bashkëshorten që të shihte atë që po ndodhte, transmeton Telegrafi.

Presidenti iu paraqit në re

“Nuk mund t’ju besoja syve. Doja ta kisha pranë edhe gruan. Trumpi është qesharak, sikurse edhe kjo re që më bëri të buzëqesh”, ka thënë Boyle lidhur me rastin.

Reja që ngjante me profilin e Trumpit

Megjithëse nuk është adhurues i Donald Trumpit, ai mendon se ky rast është komik, njëjtë sikurse edhe shumë deklaratata të të parit të Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/