Site icon Telegrafi

Reinhardt Priebe për vizitë në qytetin e Tetovës

Shkëmbimi i qëndrimeve dhe koncepteve për ngjarjet rreth Maqedonisë dhe Evropës ishin temat kryesore të vizitës dhe takimit të këshilltarit të lartë të Komisionit Evropian, Reinhardt Priebe, me kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas takimit në ndërtesën e vetëqeverisjes lokale në Tetovë, deklaratë për mediat dha vetëm kryetarja e komunës Arifi.

“Raporti i mysafirit të sotëm në Tetovë, Reinhardt Priebe, është shumë i rëndësishëm për Maqedoninë, por edhe orientimit të tij për për zhvillimin evropian. Ai në Tetovë qëndron edhe si mysafir i një profesori nga universiteti ynë. Nga ana jonë do t’i ndajmë mirënjohje për shkak përmirësimit çka i kemi në çështjet evropiane. Normalisht ka ngelur që të tregojmë aktivitete dhe angazhim si shtet dhe si shoqëri që sa më shpejt të arrihet standardi i Bashkimit Evropian”, tha Arifi.

Në lidhje me përmbushjen e rekomandimeve nga raporti i Priebe në praktik në Maqedoni, Arifi theksoi se ajo u pa nëpërmjet raportit të Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë, nëpërmjet vlerësimit pozitiv dhe rekomandimit pa kusht për fillim të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version