Telegrafi

Reinar: Të implementohet plani i Ahtisaarit dhe rimëkëmbet ekonomia

Gjatë kësaj pritjeje nga Berisha, Reinar ka shprehur bindjen e tij se dokumenti i ofruar nga Treshja ndërmjetësuese për zgjidhjen e statusit të Kosovës është dokument që ofron mundësi për të besuar se do të gjendet zgjidhje. Kurse ka marrë përgjigje nga kryeparlamentari Berisha se, dokumenti po analizohet dhe shumë shpejt do të jepet përgjigje nga Grupi i Unitetit.

“Franca po bën përpjekje maksimale për të demonstruar se janë bërë të gjitha përpjekjet për të gjetur zgjidhje me marrëveshje. Nëse kjo mënyrë do të tregohet e pasuksesshme, Franca do të kërkojë që BE-ja të marrë përgjegjësinë për procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, në bashkëpunim dhe në koordinim me institucionet e Kosovës”, ka thënë Reinar, i cili ka përfunduar mandatin e tij trevjeçar në Kosovë..

Ndërkaq, kryeparlamentari Berisha, e ka falënderuar Reniar-in për angazhimet dhe mbështetjen e Francës për procesin e definimit të statusit dhe për angazhimet personale për bashkëpunimin ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Asamblesë Nacionale të Francës.