Pepe Reina ka zbuluar se ai humbi oksigjenin për 25 minuta pas kontraktimit të coronavirusit, ndërsa ka folur për kohën e kaluar me sëmundjen ngjitëse.
Portieri spanjoll është huazuar nga Milani te Aston Villa dhe kishte zbuluar më parë se ai vuajti simptoma të coronavirusit gjatë qëndrimit në Britani të Madhe.
Tani ai ka zbuluar se ka kaluar “tetë ditë pas dyerve të mbyllura” për të shmangur infektimin e familjarëve të tij dhe kaloi një moment të frikshëm kur humbi oksigjenin për 25 minuta.
“Unë nuk kam dalë tash e 18 ditë. Kam grup të shkëlqyeshëm, sidoqoftë. Jam unë, gruaja ime Yolanda, pesë fëmijë dhe dy vjehrra”, ka thënë fillimisht Reina për Corriere dello Sport.
“Shtëpia është e madhe. Sidoqoftë, u izolova pasi provova simptomat e para të virusit. Kam pasur ethe, kollë të thatë, dhimbje-koke që nuk më ndalej kurrë dhe rraskapitje të plotë”.
“E vetmja frikë ishte kur humba oksigjenin për 25 minuta, sikur fyti im u mbyll papritmas ajri nuk mund të kalonte”.
“Gjashtë ose tetë ditët e para, unë kalova në një dhomë të mbyllur”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/