Pepe Reina ka thënë se ndërhyrja ndaj Juan Cuadrado nuk ishte penallti dhe se gjyqtari e vendosi ndeshjen me vendimet e tij.
Napoli pësoi humbje me rezultat 3-1 në gjysmëfinalen e parë të zhvilluar në Torino.
“Kishim një pjesë të patë të mirë, e shpartalluam Juventusin në pjesën e parë dhe bëmë shumë mirë punën tonë. Në pjesën e dytë incidentet ndryshuan gjithçka”.
“Rezultati ndryshoi nga vendimet e gjyqtarit. Kjo është e gjitha”.
“Çfarë të bëjë të zhdukem? Si e pash unë, e preka topin, ai duhet të kërcejë ose të largohet. Njerëzit nuk po flasin për penalltinë që ishte në Albiolin”.
“Ajo ishe më penallti se kjo e Cuadrados”.
“Rezultati final ndryshoi nga vendimet e gjyqtarit. Kjo është ajo që mund të them”, ka thënë Reina pas takimit. /Telegrafi/