Telegrafi

Reina: Torres më i mirë se Drogba

“Për mua, Fernando Torres është sulmuesi më i mirë. Kam shumë besim te bashkëlojtari im. Kjo mund të jetë një ndeshje shumë e veçantë, sepse e di që Torres i konsideron të tilla këto ndeshje”.

“Drogba e ka filluar në mënyrë të shkëlqyer sezonin, mirëpo ne nuk ia kemi frikën. Ne e dimë se duhet të jemi më të mirë në mbrojtje, sesa në ndeshjen kundër Fiorentinas, përndryshe ai shënon”, ka thënë Reina për “Daily Mirror”.