Portieri i Romës, Alisson, kryeson listën e dëshirave të Napolit për afatin kalimtar veror.
Klubi italian është duke u përpjekur të gjejë zëvendësim për Pepe Reinan, ndërsa planifikon të bëjë ofertë për portierin e klubit rival nga Serie A.
Reina pritet ta vazhdojë karrierën te Milani nga sezoni i ardhshëm, ashtu që klubi nga San Paolo duhet të gjejë një portier të denjë.
Napoli është angazhuar për portierin e Bayer Leverkusenit, Bernd Leno, mirëpo sipas Il Mattino, bisedimet kanë ngecur, prandaj e ka kthyer interesimin kah Alisson.
Gazeta në fjalë bën të ditur se Partenopei tashmë i kanë kontaktuar Giallorossët në lidhje me disponueshmërinë e brazilianit.
Megjithatë, për shërbimet e 25-vjeçarit ka konkurrencë të fortë, pasi për të interesohen edhe Paris Saint-Germaini, Real Madridi dhe Liverpooli.
Për më shumë, Roma me shumë vështirësi do t’ia shiste Alissonin një rivali nga kampionati italian. /Telegrafi/