Telegrafi

Reina: Mund ta mposhtim Zenitin

 Edhe pse Anfield është shndërruar në një terren të vështirë për të fituar jo vetëm për ekipet mysafire, por edhe për vet Liverpoolin dhe megjithatë portieri beson në kualifikim të mëtutjeshëm në Europa League.

“Ne do të luajmë mirë, nuk ka dyshime se menaxheri po punon për formacionin dhe ne do të vëmë në fushë një ekip që do të jetë në gjendje që të fitojë ndeshjen dhe të kualifikohemi edhe tutje”.

“Ashtu si ka thënë menaxheri pas ndeshjes, goli i parë i hershëm në ndeshjen tjetër do të jetë krucial. Nëse arrijmë të shënojmë gol në fillim të takimit, ne do të kemi gjasa për t’u kualifikuar para tifozëve tanë. Ne kemi treguar edhe më herët se mund të kthejmë deficite të tilla”, është shprehur Reina. /Telegrafi/