Telegrafi

Reina: Liverpooli të jetë më i angazhuar në transferime

Spanjolli është pranë rinovimit në Anfiled, por shpreh dëshirën për më shumë transferime, ashtu siç kanë bërë United dhe Chelsea viteve të kaluara.

“Nuk është pyetje që mund ti përgjigjem. Unë mund të flas për lojtarët por jo për investimet, kjo nuk është në duart tona. Por shpresoj se ne do të mund t’i konkurrojmë Unitedit dhe Chelseat për të shpenzuar më shumë dhe për të qenë kokë më kokë me ta”.

“Ajo që dua unë është që ekipi të jetë kompetitiv ashtu si të tjerët. Asgjë nuk dua më shumë se të fitoj Ligën Premier. Kjo është një ëndërr që shpresojmë se do realizohet për një kohë të shkurtër”, ka thënë Reina për The Independent. /Telegrafi/