Trajneri Rafa Benitez tashmë një kohë të gjatë ka paralajmëruar se ata janë në fund të negociatave me Reina për të vazhduar kontratën e tij. Daily Post ka shkruar se portieri mbrëmë ka nënshkruar marrëveshjen e re e cila do ta mbajë atë në Anfield deri në vitin 2016.
“Pse jam besnik ndaj Liverpoolit? Pasi jam i lumtur këtu dhe klubi është i lumtur me mua. Nuk shoh arsye për t’u larguar. Vërtet nuk e di si ta shpjegoj, por është fjala për ndjenjë. Ndjehem i dashur që nga fillimi i karrierës në Liverpool”.
“Nuk është që gjithmonë të jesh në klub më konkurrues ose në klubin më të madh në botë, është e rëndësishme të jesh në klubin e duhur. Dhe Liverpooli edhe është një prej klubeve më të mira në botë. Pavarësisht çfarë do të ndodhë me sezonin, edhe më tej flasim për Liverpoolin”, ka thënë Reina. /Telegrafi/