Telegrafi

Reina: Liverpooli do të tërheqë emra të mëdhenj

Spanjolli thotë se nuk ka futbollist që nuk do të dëshironte të kalonte në Anfield përkundër sezonit katastrofal 2009/2010 të The Reds.

“Unë e kam bërë të qartë se çfarë mendoj kur nënshkrova kontratën. Unë nuk kam probleme dhe nuk pendohem pse e kam nënshkruar kontratën. Unë dua të vazhdoj më tutje dhe të përmirësohem sezonin e ardhshëm. Unë synoj të fitoj disa tituj dhe të luajmë më mirë se këtë sezon”.

“Nëse do të isha ndonjë lojtar kudo në botë, unë do të isha tërhequr nga Liverpooli. Liverpooli është ende emër i madh, njëri prej klubeve më të mira në botë. Natyrisht, ata do të dëshironin të vinin këtu. Ky është ende klub i madh për të qenë në të. Është me rëndësi për ne që të shkojmë përpara. Le të shohim si do të shkojnë gjërat”, deklaroi Reina për liverpoolfc.tv. /Telegrafi/