Nëse Liverpooli e fiton në këtë sezon titullin e Ligës Premier, festimi i Alisson Becker në golit e Mohamed Salahut ndaj Manchester Unitedit në fundjavën që shkoi do të futet në histori të The Reds.
Portieri brazilian asistoi te egjiptiani që shënoi gol në sekondat e fundit të takimit ndaj Djajve të Kuq, derisa rezultati përfundimtar ishte 2-0.
Alisson jo vetëm që e bëri asistimin, por më pas ai filloi të vraponte në drejtim të Salahut për ta përqafuar atë, pasi ata tashmë kishin fituar derbin që u zhvillua në Anfield Road, për të shkuar kështu në 22 ndeshje me fitore, një barazim dhe asnjë humbje deri më tani në këtë edicion.
Ku jemi te vrapimi i brazilianit, pothuajse të njëjtën gjë e kishte bërë edhe Pepe Reina në vitin 2099 te Liverpooli.
Njëmbëdhjetë vite më pas, The Reds kishin fituar 2-0 ndaj Unitedit, derisa David N’Gog kishte shënuar të fundit, po ashtu në kohën shtesë të takimit.
Liverpooli ka sjellë të dyja videot ku dy portierët shihen duke vrapuar për të festuar golat që fillimisht ishte shënuar në vitin 2009 dhe tani ajo në vitin 2020. /Telegrafi/
Kop end. Final minute. #MUFC.
Reina 2009. Alisson 2020.🤗 pic.twitter.com/DTpCWh5JN4
— Liverpool FC (@LFC) January 21, 2020