Zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të shtyhet deri ne fillim të pranverës, derisa te gjendet një zgjidhje, citohet të ketë thënë Rehn, edhe pse është pajtuar se, situata aktuale në vendin tonë nuk është e qëndrueshme.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë një takim, më 28 dhe 29 mars, në Slloveni, ku dhe pritet të merret një vendim për Kosovën. Deklarata e komisionarit, Oli Rehn, erdhi një dite pas vendimit të autoriteteve serbe për ta caktuar datën 20 janar, datë të zgjedhjeve presidenciale.