Telegrafi

Rehn: Rimëkëmbja e ekonomisë evropiane do të ngadalësohet

Kjo situatë sipas tij, do të zgjasë deri në mesin e vitit të ardhshëm.

Olli Rehn tha se si pasojë e ngadalësimit të rimëkëmbjes së ekonomisë botërore, është prekur dhe ritmi i rritjes së eksporteve të Evropës dhe kjo është njëra nga arsyet që ritmi i rimëkëmbjes ekonomike do të jetë i ulët.

Në të njëjtën kohë, shumë shtete anëtare të BE-së kanë ndërmarrë masa shtrënguese financiare të cilat do të ndikojnë në rritjen ekonomike të BE-së brenda një periudhe të përkohshme dhe afatshkurtër. /Telegrafi/