Gjatë kohës së prezencës dydekadëshe në Maqedoni, REHAU ka arritur të krijojë ndërgjegjësim për brendin dhe në mënyrë të shkëlqyeshme t’i vendos prodhimet e veta në treg, njëkohësisht duke punuar me kompani të sigurta dhe të qëndrueshme.
Një nga kompanitë më të mëdha ndërtimore dhe partner i fuqishëm i REHAU, kompania “Golden Art” në bashkëpunim me legjendën sportive Kirill Llazarov, e kanë formuar klubin e hendbollit “Golden Art KL7” dhe në këtë mënyrë e mbështet zhvillimin e një projekti të madh sportiv. Kështu pritet të rritet edhe dashuria e të rinjve ndaj hendbollit dhe sportit në përgjithësi dhe të njëjtit nxiten për praktikim të tij.
Falë bashkëpunimit të suksesshëm me “Golden Art”, REHAU është bërë mbështetës i fuqishëm i klubit të hendbollit “Golden Art KL7” dhe hendbollit në përgjithësi, duke marrë pjesë aktive në ndërtimin e vlerave tek të rinjtë.
“Jemi krenar me bashkëpunimin me Golden Art, rezultatet dhe iniciativat që i realizojmë së bashku dhe fakti se i mbështesim të rinjtë, si dhe të gjithë ata që punojnë për vlera dhe zhvillim të disiplinuar. Sporti është në çdo pjesë të shoqërisë sonë”.
“Ne do të vazhdojmë ta përcjellim mesazhin për rëndësinë e sportit për mbajtje të frymës së shëndetshme dhe formimin e shprehive të mira tek të rinjtë. Duam që Maqedonia të bëhet vend më mirë për të jetuar me njerëz më të fuqishëm dhe më të shëndetshëm”, thotë Sashko Daev, drejtor i REHAU Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.