Site icon Telegrafi

Rehabilitimi nga droga në kamp të NATO-s (Foto)

Tingulli i një brisku të vetëm që pret flokët deri në lëkurë të kokës. Këmba që dridhej e një personi që lufton ndaj agonisë së zhvarshmërisë.

Tela të panumërt të kabllove të internetit që dikur e lidhnin ndërtesën me botën virtuale por që tani vetëm mbledhin shtesa pluhuri, shkruan “CNN”, transmeton “Koha Ditore”. Disa muaj më parë, kjo ishte pamja në Kampin Phoenix.

Është kjo një bazë e gjatë dhe e gjerë ushtarake e NATO-s, që njëherë e një kohë strehonte me qindra ushtarë britanikë dhe stafin e tyre mbështetës, si dhe disa amerikanë po ashtu.

NATO-ja ka bërë gjithçka që është e mundshme për të treguar se lufta në Afganistan është duke u fituar, por tani, fitorja është disi më pak e dukshme dhe gjë të cilën të gjithë ata që ndodhen përbrenda mureve të kësaj baze mund t’ia sigurojnë vetëm vetes.

Kampi Phoenix është shndërruar tani në një qendër të madhe dhe mirë të mbrojtur të rehabilitimit të të varurve prej drogës.

Muret që dikur i mbanin larg bombat e talebanëve, tani i mbajnë të mbyllur brenda vetëm ata që luftojnë kundër varshmërisë prej heroinës.

Exit mobile version