Përzgjedhësi i Marokut, Walid Regragui u shpreh se është momenti që të shkruajnë historinë ndaj Portugalisë.
Në prag të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës, Katar 2022, Maroku do të përballet me Portugalinë, ku Regragui ka shtuar se kjo nuk do të jetë një ndeshje aq e lehtë sa përballja me Spanjën.
“Është një çerekfinale e Kupës së Botës. Sa më shumë të vazhdon përpara aq më shumë rriten vështirësitë”.
“Do të ndeshemi me një ekip që është një nga më të mirët në botë, me lojtarë që praktikisht luajnë në klubet më të mira në botë. E dimë se nuk do të jetë aq e lehtë sa kundër Spanjës, Kroacisë dhe Belgjikës”.
“Megjithatë, të gjitha këto ndeshje kanë deri diku të njëjtën vështirësi. Ne do të japim më të mirën. Do të tentojmë sërish të krijojmë një surprizë, pasi askush nuk e priste që ne të dilnim në 1/8 apo çerekfinale”, ka thënë Regragui. /Telegrafi/