Një shofer nga Londra e ka regjistruar vozitjen e shpejtë, teksa gjithçka shfaqej në aplikacionin Periscope, që bën transmetime të drejtpërdrejta në internet.
Mohammed Holowle ka drejtuar veturën Volkswagen Golf R me një dorë, kurse me tjetrën xhironte dhe shkruante mesazhe, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar, shihet teksa shpejtësia arrin në 108 mile në orë, që i bie të jetë 173 km/h.
Për shkak të kësaj vozitje të rrezikshme, policia e ka ndaluar 24-vjeçarin, dhe ai pritet të dal së shpejti para drejtësisë. /Telegrafi/