Lidhja qytetare “Most” në konferencë për shtyp njoftoi për disa parregullsi zgjedhore. Nga “Most” thanë se në disa raste nuk është respektuar procedura e votimit.
“Most” ka vërejtur votime familjare, ndërsa sipas tyre, Komisionet nuk kanë reaguar fare. “Most” përmendi se në një vendvotim në emër të një votuesi ka pasur nënshkrim tjetër dhe i njëjti nuk ka mundur të votojë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Vëzhguesit e “Most” kanë vërejtur gabime edhe me fletëvotimet, gjegjësisht kandidatët e një komune janë shpërndarë për votuesit e një komune tjetër.
Kjo organizatë ka regjistruar edhe fotografim të fletëvotimeve dhe ndërprerje të procesit zgjedhor në disa vendvotime.
Konferenca e radhës e “Most” do të mbahet në orën 19:30./Telegrafi/