Telegrafi

Regjistroi vajzën “inekzistente” dhe e shpalli të vdekur pas 21 vitesh, jepet masa e sigurisë për kuksianin

Gjykata e Kukësit ka caktuar “Arrest në shtëpi” për 57-vjeçarin, i cili u arrestua tre ditë më parë për falsifikim të dokumenteve shtetërore.

Ai kishte regjistruar në mënyrë fiktive një vajzë që nuk ekzistonte për qëllime përfitimi, ndërsa kishte bërë çregjistrimin e saj në 2021 – kohë që përkonte me mbushjen e moshës 19-vjeç.

Nën hetim në gjendje të lirë për të njëjtën vepër u vu një mjek i Kukësit dhe sipërmarrësi i shërbimeve funerale./abcnews.al