Telegrafi

Regjistroi 100 fitore me Arsenalin, Arteta: Fatkeqësisht, nuk është një titull

(Foto: Getty)

Mikel Arteta ka arritur një sukses të rëndësishëm individual me Arsenalin, por trajnerit nuk i bën përshtypje kjo arritje.

Topçinjtë janë duke kaluar një sezon të mirë në Ligën Premier, ku vazhdojnë të jenë lider, ndërsa nën drejtimin e strategut spanjoll kanë regjistruar 100 fitore.

Këtë statistikë, ai e regjistroi në fitoren prej 3-0 kundër Fulhamit, porse në një prononcim për Arsenal Media, trajneri është fokusuar te suksesi i skuadrës.

(Foto: Getty)

“Është e shkëlqyer (100 fitore), duhet të vazhdojmë kështu, jam i ngazëllyer që e kam arritur këtë, fatkeqësisht, nuk është një titull, prandaj ka shumë vend për përmirësim!”, ka deklaruar Arteta.

Lexo po ashtu Gabimet 'të thjeshta' të Arsenalit që po e bezdisin Mikel Artetën

Ndryshe, trajneri ka regjistruar 100 fitore në 168 ndeshje në krye të Arsenalit me një përqindje fitoresh prej 59.5, shifër më e lartë se cilido trajner në histori të klubit. /Telegrafi/