Site icon Telegrafi

Regjistrohet viktima e dytë e coronavirusit në Austri, afro 1 mijë të infektuar – qeveria kufizon numrin e gazetarëve nëpër konferenca

Qeveria austriake në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, ka kufizuar numrin e gazetarëve në të gjitha konferenca për media si në Qeveri ashtu edhe nëpër ministri.

Pjesëmarrja në vend të ngjarjes deri më tani i është mundësuar vetëm një televizioni austriak ORF dhe agjencisë së lajmeve APA, transmeton Telegrafi.

Të gjithë përfaqësuesit e tjerë të mediave nuk do të mund të marrin pjesë në konferencat për media. Sipas kumtesës, është arritur marrëveshjes me ORF dhe APA që materialet audiovisuele të jetë i disponueshme pa pagesë për mediat tjera.

Sa i përket gazetarëve, ata pyetjet që i kanë për anëtarët e qeverisë mund t’ua dërgojnë me postë elektronike të agjencisë APA, gazetari i të cilës do t’i parashtroj të njëjtat pyetje edhe gjatë konferencave.

Mbrëmë në Austri ka ndërruar jetë një grua si pasojë e coronavirusit, ajo ishte nga rajoni i Shtajeskut dhe kishtë lindur më 1944. Ajo vuante nga sëmundje të ndryshme.

Kjo është viktima e dytë e coronavirusit në Austri, kurse numri i të infektuar tashmë ka kaluar shifrën njëmijë. Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë në Austri, aktualisht kanë rezultuar pozitiv në testet e coronavirusit 959 persona. /Telegrafi/

 

Exit mobile version