Një adoleshent është vrarë, në atë që mund të konsiderohet si vdekja e parë e dikujt që luan Pokemon Go.
Jerson Lopez de Leon, 18-vjeçar, nga Guatemala, vdiq pasi u qëllua me armë, ndërkohë që po luante lojën së bashku me kushëririn e tij 17 vjeçar, Daniel Moises Picen.
Sipas The Independent është ende e paqartë arsyeja e këtij sulmi. Dyshimet janë se autorët mund të kenë zbuluar se adoleshentët po përdornin aplikacionin, i cili inkurajon njerëzit që të luajnë jashtë në vende specifike, apo edhe për të gjetur lojtarët e tjerë, transmeton tvklan.al.
Dy të rinjtë po kërkonin për Pokemon në rrugët e Chiquimula, 193 kilometra larg nga Guatemala City.
Vdekja e të riut duket se është e para që lidhet me lojën Pokemon Go, ndonëse për momentin nuk ka të dhëna konkrete se loja është përgjegjëse.