Telegrafi

Regjistrohet tërmet tjetër në qytetin e Ohrit

Ohri është goditur edhe nga një tërmet tjetër në këtë mesnatë, me epiqendër 6 kilometër mbi Kosel dhe 9 kilometër në verilindje të Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Thellësia e tërmetit ka qenë 2 kilometër ndërsa forca ishte 2.4 shkallë Rihter.

Më herët, gjatë pasditës së djeshme, Ohri u drodh nga një tërmet prej thuajse 4 shkallë Rihter./Telegrafi/