Site icon Telegrafi

Regjistrohet tërmet i ri në rajonin e Ohrit

Tërmet i ri me fuqi prej 3.1 shkallëve në orën 19:11, është regjistruar në rajonin e Ohrit.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 4 kilometra nga Ohri dhe 7 kilometra nga Koseli, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky është tërmeti i fundit nga seria e tërmetëve të cilët muajve të fundit po shqetësojnë banorët e Ohrit dhe Resnjës.

Tërmeti më i fuqishëm në rajonin e Ohrit është regjistruar para disa javëve, i cili shkaktoi edhe dëme materiale./Telegrafi/

 

Exit mobile version