Telegrafi

Regjistrohet tërmet në Shtip

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore në Shkup, ka regjistruar një tërmet 75 kilometra në juglindje të Shkupit, me origjinë nga zona e epiqendrës së Shën Nikollës – Shtip.

Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti ka ndodhur në orën 13:08 me magnitudë lokale Rihter 2.5 ML dhe intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane, ndërsa është ndjerë nga banorët e Shtipit dhe rrethinës./Telegrafi/