Site icon Telegrafi

Regjistrohet tërmet në Shkup

Tërmet me intensitet prej tre gradësh sipas shkallës makrosizmike evropiane është ndjerë mbrëmë në Shkup dhe në viset veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup, tërmeti është regjistruar në orën 23:12 me epiqendër 24 kilometra në veriperëndim të Shkupit me magnitudë prej 2.8 gradë Rihter.

Exit mobile version