Site icon Telegrafi

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

Rrjeti telemetrik seizmologjik në Republikën e Maqedonisë Veriore me qendra në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë që mirëmbahet nga Qendra Seizmologjike pranë Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup, mbrëmë ka regjistruar tërmet me epiqendër 120 kilometra në juglindje të Shkupit.

Tërmeti është regjistruar në orën 21:17 minuta.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 2.1 ballë sipas shkallës së Rihterit, ndërsa më së shumti është ndjerë në Strumicë, Vallandovë dhe rrethinë.

Exit mobile version