Telegrafi

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në Maqedoninë e Veriut.

Tërmeti është regjistruar në orën 22:44, 7 kilometra në jugperëndim të qytetit të Dibrës.

Epiqendra e tërmetit ishte në Shqipëri, 97 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

“Sipas informacioneve të deritanishme, tërmeti është ndjerë në viset jugperëndimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me intensitet II-III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane”, njoftoi Observatori Sizmologjik në Shkup./Telegrafi/