Observatoriumi Seizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup ka regjistruar një tërmet të dobët në Maqedoni.
Sipas të dhënave, termeti ka qenë i fuqisë dy shkallë Rihter, ndërsa epiqendra ka qenë disa kilometër në lindje të qendrës së Shkupit.
Tërmeti është regjistruar rreth orës 15:43./Telegrafi/