Gjatë javës së kaluar në Maqedoni janë raportuar 67 raste të gripit dhe krahasuar me javën e kaluar ka një rritje të numrit të të sëmurëve.
Sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë tek personat mbi 65 vjet.
Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve janë raportuar në territorin e NJR Gostivar (23), ndërsa incidencë më e lartë prej 50,4/100.000 është regjistruar në NJR Dibër.
Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 367.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar ka një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve të raportuara për 23,6%. Gjithsej gjatë këtij sezoni për të sëmurë nga gripi kanë raportuar 19 QSHP/NJR, ndërsa vetëm 8 nga ato kanë raportuar për më shumë se 10 të sëmurë. Numri më i madh i të sëmurëve janë (100) regjistruar në NJR Gostivar.
Sa i përket shpërndarjes së rasteve sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet- 63,8%, ndërsa incidencë më e lartë tek personat mbi 65 vjet.