Dridhjet e tokës në rajonin e Shkupit vazhdojnë edhe më tutje. Një dridhje e re është regjistruar në mëngjesin e sotëm, me epiqendër, 59 kilometër në lindje të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Entit seizmologjik, tërmeti i sotëm ishte i fuqisë 2.7 ballë Rihter. Përndryshe, në dy ditët e fundit, tërmete janë regjistruar edhe në Turqi, Greqi dhe Shqipëri./Telegrafi/