Sipas raportimeve të fundit një tërmet i ri është regjistruar para pak minutash në Shqipëri, me fuqi prej 4.52 shkallë të Rihterit.
Tërmeti ka ndodhur në Durrës rreth orës 18:00.
Ndërsa mëngjesin e sotëm kanë ndodhur dy tërmete të fuqishme në Shqipëri, ku si pasojë e tyre kanë mbetur të vdekur 20 persona ndërsa rreth 600 të lënduar, dhe dëme materiale.
Tërmetet janë ndier edhe në Kosovë, ndërsa nuk ka pasur të lënduar. Ndryshe dy vëllezër nga Kosova janë gjetur të vdekur nën rrënojat e një hoteli në Durrës./Telegrafi/