Pas Ohrit, raportimet më të reja thonë se para pak çastesh ka ndodhur edhe një tërmet tjetër, por kësaj radhe në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tërmeti ka qenë me fuqi prej 5 shkallë Rihter.
Edhe në Ohër ka patur sërish tërmet. Raportohet se fuqia e tërmetit është 5.1 shkallë Rihter. Jozyrtarisht për Telegrafi Maqedoni thuhet se ka dëme në Ohër.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Kosel, 12 km nga Ohri, në thellësi 10 km dhe është ndjerë edhe në Tiranë.
Përndryshe, në dy javët e fundit, Ohri është dridhur nga mëse 800 tërmete. Më i fuqishmi ishte ai i para dy ditëve, me fuqi prej 3.9 shkallë Rihter./Telegrafi/